Kontroll blic në burgun e Rrogozhinës, gjenden 2 telefona të hedhur në oborr
Është zhvilluar sot një kontroll i befasishëm (blic) në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e administratës së institucionit, shefit të policisë dhe grupit të sigurisë. Kontrollet janë ushtruar në ambientet e përbashkëta, hapësirat e brendshme dhe fushat e ajrimit, me qëllim evidentimin e sendeve të ndaluara brenda institucionit. Gjatë kontrollit, në zonën pranë Godinës nr. 1, në “brezin e butë”, janë konstatuar të hedhur në tokë dy aparate celularë, për të cilët nuk është identifikuar asnjë autor. Sendet e paligjshme janë sekuestruar menjëherë, ndërsa janë njoftuar strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) për vijimin e veprimeve procedurale dhe hetimore.
Burimi:
javanews.al