Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar
Tre ditë pas ekstradimit nga Bogota, ku agjentët e Interpol Tiranës e sollën nën pranga në Rinas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (8 gusht) në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez. Kolumbiani është dënuar nga GJKKO në mungesë me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull gjashtë vite më parë, si pjesë e një organizate tashmë të hetuar dhe dënuar. Në një seancë me dyer të mbyllura, GJKKO konfirmoi masën arrest me burg, teksa tani duhet të vuajë dënimin në mungesë. Samir Rosales Rodriguez, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kimisti”, konsiderohet nga struktura e posaçme si një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në përpunimin e...
Burimi:
javanews.al