Kokainë nga Kolumbia drejt Kalabrisë/ Mediat italiane: Ja roli i grupit të ‘Pojës’ nga Durrësi
Nga Giorgio Curcio, CORRIERE DELA CALABRIA Kokaina nga Kolumbia, hyrja e mundshme në Itali “në zonën e Kalabrisë” dhe profili i një trafikanti shqiptar të drogës, i përmendur në aktet hetimore si një figurë me peshë në ekuilibrat kriminalë të Durrësit. Ky është një nga elementët që dalin nga urdhri i gjyqtarit të hetimeve paraprake (GIP) në Bari, në kuadër të hetimit të DDA-së për trafikun ndërkombëtar të drogës përgjatë boshtit Shqipëri–Pulia–Evropa Veriore. Operacioni u zhvillua vitin e kaluar dhe goditi një rrjet ndërkombëtar të aftë për të lëvizur drogë, para dhe njerëz mes Shqipërisë, Italisë dhe Evropës Veriore. DIA e Barit dhe autoritetet shqiptare, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Tiranë dhe Policisë së Shtetit shqiptar, ekzekutuan dy urdhra arresti...
Burimi:
syri.net