KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi, pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Sipas njoftimit zyrtar të ILD-së, masa disiplinore është kërkuar për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si edhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhet me një hetim në zhvillim ose të përfunduar. Procedimi disiplinor erdhi pas rishqyrtimit të një vendimi të mëparshëm të KLP-së, të datës 2 tetor 2025, me të cilin ishte rrëzuar kërkesa e ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores. Pas ankimit të bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Administrative e...
Burimi:
javanews.al