KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesat e disa ish-anëtarëve të institucioneve të Vettingut për t’u emëruar në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vendimi u mor gjatë mbledhjes plenare të zhvilluar këtë të premte, ku KLGJ shqyrtoi një sërë çështjesh që lidhen me sistemin gjyqësor. Njoftimi i plotë Sot, më datë 10.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë: Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024. Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”. Këshilli vendosi për caktimin me short të relatorit për...
Burimi:
javanews.al