Kërkoi seancë LIVE, GJKKO rrëzon Veliajn: S’duan të pandehurit e tjerë! Dumani: Nuk ekspozohen dëshmitarët!
Seanca për gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nuk po transmetohet live për mediat. Gjyqtarja e GJKKO, Engjëllushe Tahiri e rrëzoi kërkesën e të parit të Tiranës me argumentin se dy prej të pandehurve, Elman Abule dhe Adela Kondakçiu, nuk pranuan që seanca të transmetohet live. Vetë Veliaj nuk shkoi në seancë, por deklaroi se do të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili tha se transmetimi i saj është i domosdoshëm për transparencën ndaj publikut dhe për të garantuar që qytetarët të informohen mbi zhvillimet e procesit. “Unë këmbëngul që për shkak të statusit të veçantë që ka i mbrojturi prej meje, është bazike që qytetarët e Tiranës të dëgjojnë çfarë ka prokuroria për kryetarin e bashkisë. I mbrojturi prej meje është zgjedhur nga 160 mijë qytetarë të...
Burimi:
javanews.al