Kërcet arma këtë të premte, 22-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë
Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm. Mësohet se i riu është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.
Burimi:
ntv.al