Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet
Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të majme nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi u konstatuan duke lëvizur në afërsi të bregut dhe duke rrezikuar sigurinë e pushuesve. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë evidentuar një rast në plazhin e Semanit, ku drejtuesi i një mjeti lundrues tip Jet Ski kishte lundruar pranë bregut, në zonën e pushuesve. Për këtë shkelje, shtetasi E. D. u ndëshkua me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues iu bllokua administrativisht. Ndërkohë, gjatë patrullimeve në sektorin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një tjetër mjet lundrues tip gomone, i cili lëvizte në mënyrë...
Burimi:
javanews.al