Itali/ Vranë me armë elektrike shqiptarin Elton Bani, karabinierët nën akuzë edhe për falsifikim
Shkon në katër numri i karabinierëve nën hetim për vdekjen e Elton Banit, 41-vjeçarit shqiptar që vdiq më 17 gusht 2025 në hollin e hyrjes së shtëpisë së tij në Manesseno (Genoa), pasi u godit me armë elektrike (taser) Dy karabinierët që përdorën armën me impulse elektrike ishin regjistruar menjëherë si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, por tashmë ndaj tyre rëndon edhe akuza për falsifikim të aktit publik, së bashku me dy kolegë të tjerë që ndodheshin në vendngjarje gjatë ndërhyrjes. Akuza e re lidhet me mospërputhjet mes asaj që është raportuar në procesverbalet e shërbimit dhe dëshmive të dy fqinjëve, të cilët prokurorja Paola Calleri, që drejton hetimet, ka kërkuar t’i marrë në pyetje informon ANSA. Karabinierët kishin deklaruar se përdorimi i taserit ishte...
Burimi:
syri.net