Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati vetëm 5 vota kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë anetarë u zgjodhën Edvin Simo, Donika Daci dhe Nertil Kanina. Rrëzimi i kërkesës së demokratëve për zgjatjen e afatit të Reformës Territoriale çoi në përplasje të ashpra në parlament. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u detyrua të ndërpriste disa herë seancën për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës. Këta të fundit shkaktuan përplasje të shumta duke hedhur shishe uji dhe kartona në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
javanews.al