Ish zëvendësja e Ramës në Prokurorinë e Posaçme, ja akuzat e reja për Belinda Ballukun
Nga Fatjon Gjinaj - Syri Tv/ E heshtur me mediat dhe me hap të shpejtë, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia, dhe bodigardët, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e mbylli muajin korrik me një akuzë të re, që mbërriti t’ia komunikonin në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte. Ajo refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve, ndërsa mësohet se tashmë, përveç akuzës për tunelin e Llogarasë dhe lotin e 4-t të Unazës së Tiranës, është marrë e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të këtij segmenti dhe qendrën e monitorimit të trafikut, teksa iu komunikua edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë. Tashmë mbi deputeten socialiste, drejtuese e qarkut Fier, rëndojnë dy akuza për shkelje të barazisë në tendera, e kryer...
Burimi:
syri.net