Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci
24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në policinë ngjarjen që i mori jetën dy prindërve të saj, ndërsa autori u vetëvra në makinë pasi më shumë se 10 orësh negociata me policinë. Megjithatë duket se dëshmia e parë e së resë nuk ka hedhur dritë mbi motivet që çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin brenda dhomës së saj, të armatosur me një armë gjahu. “Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve. 24-vjeçarja ka treguar se në ato...
Burimi:
opinion.al