Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

Është zbardhur dëshmia e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e cila u arrestua për vjedhjen e 700 mijë eurove në këtë filial. Mataj deklaroi se pasi mori detyrën si drejtoreshë e Filialit të Postës Durrës, në fund të vitit 2025, ka ndjekur mënyrën e funksionimit të filialit dhe ka nxjerrë disa urdhra të brendshëm për forcimin e kontrollit mbi arkën, faturat dhe lëvizjen e vlerave monetare. Sipas saj, këto masa u kundërshtuan nga shefja e financës Valbona Duni, e cila ka debatuar lidhur me kontrollin e faturave dhe praninë e specialistit të sigurisë. Mataj tha gjithashtu se shefja e Financës, Valbona Duni, kryente transportin e parave nga banka, pa shoqërues dhe pa automjet të blinduar. Ajo deklaron se, pas shqetësimeve për mënyrën e funksionimit...