Ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj merret në pyetje gati 4 orë në SPAK

Ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj merret në pyetje gati 4 orë në SPAK

Ka zgjatur gati 4 orë marrja në pyetje nga SPAK e ish drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Ajo u pa të hynte në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj rreth orës 15:00 ndërsa doli nga SPAK në orën 18 45 minuta. Ajo u mor në pyetje si person nën hetim. Burimet konfirmuan se edhe pyetja e saj është bërë për të njëjtën çështje për të cilën ka masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, pasi Gjykata e Lartë e nxori nga arresti I shtëpisë disa javë më parë. Po sot në pyetje është marrë dhe Kreshnik Tërnova, emri i të cilit përmendet në dosjen e AKSHI-t. Tërnova u komandua Drejtor i KPP pas pezullimit të Jonaid Myzyrit.