Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja
Ish-ambasadori Arben Çejku ka komentuar në “Ditarin e Pasdites” me Pandi Gjata në A2CNN propozimin e Merz, i cili i ka drejtuar një letër udhëheqësve të Bashkimit Europian, duke sugjeruar përshpejtimin e procesit të anëtarësimit me faza për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë. Sipas Çejkut, letra e Merz duhet lexuar në dy këndvështrime kryesore: njëri lidhet me Ballkanin Perëndimor dhe tjetri me Ukrainën, e cila për Gjermaninë dhe BE-në mbetet një çështje me rëndësi të veçantë strategjike. Arben Çejku: Leximi i letrës ka dy pamje. E para për Ballkanin Perëndimor, por ajo që është më e rëndësishme është qasja ndaj Ukrainës. Për Gjermaninë dhe BE-në, Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm. Si territor është e barabartë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor...
Burimi:
javanews.al