Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë
Prokuroria e Posaçme regjistroi kryesisht hetimet për investimin turistik në Zvërnec. Burime thanë për Report Tv se çështja është regjistruar disa javë më parë, verifikim i nisur pa pasur lidhje me përplasjen gjatë protestës në Zvërnec që solli një arrestim, shkarkimin e drejtorit të policisë së Vlorës dhe hetimin e zinxhirit komandues në drejtorinë vendore. Në kuadër të këtij verifikimi të nisur për investimin në Zvërnec, për të cilin ende nuk ka dalë leja e ndërtimit, këtë të hënë janë urdhëruar kontrolle në 10 subjekte në Tiranë dhe Vlorë, miratuar nga GJKKO. Prokurorja e SPAK që ka nisur verifikimet pas hetimit kryesisht, është hetuesja e posaçme Elida Kaçkini. Burime nga SPAK thanë për Report Tv, se mes kontrolleve në qytetin bregdetar, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në zyrën e avokatit Enkes...
Burimi:
javanews.al