I zhdukur prej disa ditësh/ Eglant Koçi dyshohet të jetë rrëmbyer, një i arrestuar
Prej disa ditësh rezulton i zhdukur 34-vjeçari Eglant Koçi, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij. Sipas informacioneve, dyshohet se ky i fundit është rrëmbyer. Në prangat e policisë ka rënë një person, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin. Aktualisht po punohet për shoqërimin e shtetasit, i cili dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit. I riu merrej me transport parash në lidhje me lekët që shkëmbeheshin nga kriptomonedhat. Koçi është kapur nga kamerat e sigurisë për herë të fundit duke lëvizur me motor, i cili u gjet i braktisur disa ditë më parë.
Burimi:
opinion.al