‘I thanë hajde me ne se kemi një surprizë’/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Vajza ime jeton me…

‘I thanë hajde me ne se kemi një surprizë’/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Vajza ime jeton me…

Një episod i rëndë dhune mes të miturave është zbardhur në Fier, pasi pamjet e filmuara nga vetë autorët përfunduan në rrjetet sociale. Nën hetim janë një 20-vjeçare dhe dy 15-vjeçare, të dyshuara se kanë dhunuar një 17-vjeçare në banesën e 20-vjeçares, ndërsa njëra prej tyre ka regjistruar të gjithë ngjarjen me telefon. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor. 17-vjeçarja ka kallëzuar se u afrua nga vajzat me premtimin se "kishin një surprizë" për të dhe më pas u dërgua në një banesë, ku u godit fizikisht. Për këtë arsye, mes veprave penale që po hetohen është edhe heqja e paligjshme e lirisë, e kryer në bashkëpunim. Tre vajzat kanë pranuar përballë hetuesve se kanë ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares, ndërsa motivet e dhëna...