I riu u plagos nga policia në Mamurras, detaje nga aksioni
Një person i plagosur ka mbërritur në Spitali Universitar i Traumës, pasi fillimisht është transportuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në Mamurras gjatë një ndërhyrjeje të policisë për neutralizimin e tij.Lexo edhe :Related Posts Burime bëjnë me dije se efektivët kanë përdorur armën e shërbimit, pasi i plagosuri dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të kryejë veprime ndaj forcave të policisë. Në njoftimin zyrtar, policia thekson: “Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si...
Burimi:
vizionplus.tv