I përfshirje në vrasje, prangoset shqiptari në Itali, u zbulua nga dokumentet false
Një 35-vjeçar shqiptar, në kërkim prej 3 vitesh nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Moncalieri të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, në momentin e ndalimit në rrugë nga policia, shqiptari iu ka paraqitur efektivëve kartë identiteti dhe një patentë shoferi spanjolle. Pas dërgimit në komisariatin e policisë së Torinos për hetime dhe verifikime të mëtejshme rezultoi se dokumentet e paraqitura ishin plotësisht të falsifikuara, të krijuara për të shmangur kontrollet e mundshme brenda Evropës. Ndërkohë u zbulua po ashtu se 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohej për grup kriminal, përfshirje në vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe furnizim me mjete për aktivitet kriminal. Ai ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burg nga gjykata e Tiranës. Pritet ekstradimi...
Burimi:
syri.net