I ndërroi jetë nëna, i dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, kërkon të marrë pjesë në varrim
I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, aktualisht i burgosur në një institucion të sigurisë së lartë, ka kërkuar leje për të dalë nga burgu. Burime bëjnë me dije se nëna e Çapjas ka ndërruar jetë dhe ai ka kërkuar të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të sigurisë që shoqëron vuajtjen e dënimit, si dhe masat që duhet të merren për garantimin e sigurisë gjatë transportit dhe qëndrimit të tij jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit. Vendimi përfundimtar do të merret pasi autoritetet të vlerësojnë të gjitha rrethanat dhe kushtet e nevojshme për shoqërimin e të dënuarit gjatë ceremonisë mortore, në Elbasan. DËNIMI ME BURGIM TË PËRJETSHËM Gjykata e Posaçme...
Burimi:
kohajone.com