I kërkuari tenton t’i përplasë me makinë forcat speciale, miku i tij i drejton pistoletën! Njëri plagoset tjetri arrestohet

I kërkuari tenton t’i përplasë me makinë forcat speciale, miku i tij i drejton pistoletën! Njëri plagoset tjetri arrestohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Mamurras. Dy persona, njëri prej tyre i kërkuar nga drejtësia italiane për tentativë vrasjeje së bashku me shokun e tij të armatosur  kanë tentuar të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën. Forcat Operacionale kishin shkuar në Mamurras pasi kishin marrë informacione se Leonard Dema, vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje ndodhej atje dhe kishin shkuar për ta arrestuar. Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë...