I dogjën makinën pranë banesës, reagon gazetari Curri: Akt i qëllimshëm dhe i lidhur me punën
Një akt të qëllimshëm dhe të lidhur drejtpërdrejt me punën e tij si gazetar, e ka cilësuar gazetari Sami Curri, djegien e makinës së tij në orët e para të ditës së sotme në Bulqizë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se djegia e automjetit është një mesazh frikësimi, por theksoi se nuk do të tërhiqet nga misioni i tij. Sipas tij, prej javësh ka pasur presione për shkak të temave që ka trajtuar, por do të vijojë raportimin pa u ndalur. Gazetari kërkon nga institucionet zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë, duke theksuar se sulme të tilla nuk duhet të përsëriten. Postimi i plotë e gazetarit në Facebook Fort të nderuar miq, kolegë dhe komuniteti i gazetarëve,...
Burimi:
javanews.al