I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Fier, ishte shpallur në kërkim
Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas bluve të këtij qyteti, burri ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike. “Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve...
Burimi:
vizionplus.tv