I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shoqërimit të 34-vjeçarit Elvis Koçi alias Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, ndërsa ka dhënë edhe detaje mbi operacionin për kapjen e tij në Ksamil. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Fast” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative për lokalizimin e personave në kërkim. Policia bën me dije se 34-vjeçari është lokalizuar në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi”, ku më pas është ndërhyrë për kapjen e tij. Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë. Sipas autoriteteve, shtetasi E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues...
Burimi:
javanews.al