Humbi jetën në aksident, identifikohet adoleshenti shqiptar
Një 19-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në Monopoli, ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite Ignoto. Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, i cili ndodhej në sediljen e pasme të një Mercedes-i që, për shkaqe ende nën hetim, është përplasur me një Toyota Auris. Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i Mercedes-it ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur disa mjete të parkuara në zonë. Edhe Toyota, e drejtuar nga një vajzë e re me origjinë të huaj dhe prej kohësh rezidente në Monopoli, ka përfunduar duke u përplasur me një furgon Citroën të parkuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, përfshirë dy ambulanca të 118, zjarrfikësit...
Burimi:
syri.net