Humb kontrollin e makinës Mamurras, përplas disa automjete të parkuara dhe dëmton një pikë karburanti

Humb kontrollin e makinës Mamurras, përplas disa automjete të parkuara dhe dëmton një pikë karburanti

Një aksident ka ndodhur në autostradën Laç-Mamurras, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me disa mjete të parkuara pranë një pike karburanti. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur disa makina të parkuara pranë karburantit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar edhe distributorët e pikës së furnizimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.