Hita pret ambasadorin suedez Ström: Partneriteti Shqipëri-Suedi forcon luftën kundër terrorizmit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, mirëpriti në takim prezantues, Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, në Shqipëri, Sh. T. Z. Niklas Ström. Drejtor Hita, gjatë takimit: “Vizioni im është për një Polici të Shtetit gjithnjë e më të mirëshkolluar, më të trajnuar dhe më profesionale, për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë së kohës.” Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Ambasadorin Ström, për praninë, dhe vlerësoi partneritetin me agjencitë ligjzbatuese suedeze, duke veçuar Programin për Forcimin e Policimit në Komunitet (SCPA), i cili do të vijojë deri në vitin 2029, Projektin Suedez për Policinë e Shtetit, si dhe mbështetjen për Policinë Shkencore, Policinë Rrugore dhe Akademinë e Sigurisë. Gjithashtu, Drejtori theksoi se partneriteti pa barriera dhe i ndërtuar mbi besim të ndërsjellë, ka...
Burimi:
vizionplus.tv