Hetohet vrasja e policit në aksion, gjenden armë dhe municione, autori kishte përfituar fonde nga AZHBR për stallat e bagëtive
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit policor në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri, gjatë përpjekjes për kapjen e të shumëkërkuarit, 43-vjeçarit Violand Braçellari. Gjatë kontrollit të fermës, hetuesit gjetën kallashnikovin e përdorur kundër policisë, një pushkë model 56, një cifte si dhe municione të shumta. Po ashtu është zbuluar edhe një radio policie. Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po hetojnë zbatimin e procedurave nga Drejtoria e Policisë së Korçës, por bëhet e ditur se nuk janë gjetur shkelje. Kjo, pasi autoritetet e kanë vlerësuar në mënyrë korrekte rrezikshmërinë e Braçellarit, i cili ishte i dënuar vetëm për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe jo për vepra të...
Burimi:
vizionplus.tv