Hetimi/ Përfshirja në organizatën e Çopjave, tritol në Shijak, dyshime për kërcënim
Në shtëpinë e vëllait të Julian Ballës në Xhafzotaj është vendosur tritol. Shpërthimi ka dëmtuar vetëm portën e oborrit të banesës së Altin Ballës. Kujtojmë se Julian Balla është në kërkim prej një viti nga SPAK pasi ndaj tij ka masë sigurie “arrest me burg” pas operacionit të Prokurorisë që goditi organizatën kriminale të Çopjave e Çelajve në Elbasan. Policia nuk ka ende një autor lidhur me tritolin në shtëpinë e vëllait të Ballës teksa hetimet, sipas burimeve, janë përqendruar edhe te pista e një mesazhi të mundshëm kërcënimi. Julian Balla është pronar i resortit “Ajman Park”, ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës dykatëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²),...
Burimi:
ntv.al