Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës në 12 korrik në Bërxullë të Tiranës janë përqendruar në konfliktet që ai mund të ketë pasur kohët e fundit. Pas ngushtimit të rrethit të të dyshuarave Gjykata e Tiranës ka firmosur kontrolle në disa banesa, shkruan A2 CNN. Burimet kanë bërë të ditur se pavarësisht verifikimeve nuk është arritur të prodhohet rezultat që do t’i shërbente zbardhjes së ngjarjes së rëndë ku 50-vjeçari u qëllua me snajper sapo hyri në oborrin e shtëpisë. Megjithatë policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të banesave kanë ndaluar një 43 vjeçar, sepse iu gjet në shtëpi dhe një pistoletë që e mbante pa leje, por policia shton se nuk ka prova për ta implikuar në ngjarjen e 12 korrikut. Lidhur...