Heroinë nga RMV-ja drejt Shqipërisë, arrestohen 2 persona në aksin Bulqizë-Librazhd

Heroinë nga RMV-ja drejt Shqipërisë, arrestohen 2 persona në aksin Bulqizë-Librazhd

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, pas zbulimit të një sasie prej 1 kilogrami heroinë që dyshohet se ishte trafikuar nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë. Sipas policisë, në pranga ranë L. G., 32 vjeç, banues në Strugë, dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Hetimet kanë zbuluar se 32-vjeçari dyshohet se kishte siguruar dhe transportuar lëndën narkotike nga Maqedonia e Veriut, duke e futur në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër, ndërsa 45-vjeçari e priste atë në Shqipëri me qëllim shitjen. Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Bulqizë-Librazhd, ku efektivët ndaluan automjetin tip “Fiat” me të cilin po udhëtonin. Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti një çantë shpine të fshehur në gomën e pasme të...