Hakerimi i prokurorëve të SPAK-ut, shtyhet seanca për ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili

Hakerimi i prokurorëve të SPAK-ut, shtyhet seanca për ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili

Këtë të martë, më 14 prill, u zhvillua seanca e parë në Gjykatën e Posaçme për hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK-ut, e cila u vendos të shtyhej në një datë të mëvonshme këtë muaj. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se janë paraqitur të tre të pandehurit, mes të cilëve ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismailaj.Avokatët e Agim Ismailit kërkuan që të njihen me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake, duke thënë se “nuk na është vënë në dispozicion ai vendim. Ne kërkojmë që të ndërpritet kjo seancë në mënyrë që të njihemi me vendimin”.Edhe përfaqësuesit e SPAK-ut ranë dakord që të pranohet kërkesa e të pandehurit sa i takon vënies në dispozicion të vendimit, por kërkuan të pezullohen afatet e paraburgimit...