Grabitet një bankë në Tiranë
Një bankë e nivelit të 2 pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ është grabitur mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Ky i fundit hyri në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme, i ka marrë paratë nga duart një personi, i cili sapo i depozitonte. Ende nuk është e qartë shuma e grabitur ndërsa policia po vijon me kontrollet me qëllim kapjen e autorit. “Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi...
Burimi:
opinion.al