Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Rest Time”, dhe ka zbardhur rrethanat e grabitjes me armë të një çifti gjerman, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Domen. Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një 16-vjeçar, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, përkatësisht 27 dhe 20 vjeç. Gjithashtu, një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se më 9 qershor 2026, gjatë natës, në aksin rrugor Domen–Postribë, 16-vjeçari në bashkëpunim me tre shtetasit e tjerë u kanë marrë 500 euro dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjetin e tyre, duke i kanosur me armë zjarri. Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e personit të shpallur në...