Grabitën 12 subjekte në 2 muaj/ Vihet në pranga 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Grabitën 12 subjekte në 2 muaj/ Vihet në pranga 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Blutë e Lezhës kanë vënë në pranga 21-vjeçarin Manuel Medja dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasi Elger Uka pasi gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti grabitën xhirot ditore në 12 subjekte. Arrestimi i të riut u krye pas denoncimeve të shtetasve të prekur nga kjo veprimtari e paligjshme e dy të rinjve. Njoftimi i Policisë: Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit. Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në...