Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut
Një gomone në Himarë, në zonën e “Kepit të Rigonit”, është parë këtë të shtunë, 20 qershor duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar dhe pa persona në bord, duke vënë në rrezik pushuesit dhe mjetet e tjera lundruese. Sipas njoftimit të uniformave blu, drejtuesi i gomones, një 35-vjeçar, kishte rënë në det dhe kishte arritur të dalë në gjirin e Llamanit, por me dëmtim në këmbë. Ai u trnsportua në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për t’u vënë në kontroll mjeti lundrues, një punonjës i Policisë Detare u hodh në bordin e gomones dhe e ndaloi atë. “Himarë / Policia Kufitare shmang një tragjedi të mundshme në det Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare në Himarë shmangu sot një...
Burimi:
javanews.al