Goditje e madhe policore ndaj trafikut të marijuanës në Spanjë, çmontohet rrjeti kriminal i shqiptarëve
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zonwn e Mas del Plata, në Cabra del Camp të provincës së Tarragonës në Spanjë, ku rreth 300 efektivë të policisë katalanase dhe Policisë Kombëtare spanjolle kanë ndërhyrë në 15 banesa për të goditur një organizatë kriminale të dyshuar për kultivim dhe trafikim të marijuanës. Operacioni, i udhëhequr nga Divizioni i Hetimit Kriminal në Tarragona dhe hetues të Policisë Kombëtare, kishte si objektiv çmontimin e një rrjeti të strukturuar kriminal që, sipas informacioneve paraprake, drejtohej nga një klan rom i zonës së Tarragonës në bashkëpunim me një grup kriminal me shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se siguronin fuqinë punëtore për kultivimin e lëndës narkotike. Në operacion morën pjesë njësitë speciale të policisë katalanase, përfshirë Grupin Special të...
Burimi:
syri.net