Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)
Dy operacione në Durrës, arrestohen Marvin Ferra dhe Rezi Kruta për vjedhje me armë dhe me dhunë Policia e Durrësit ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, duke arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje me armë dhe me dhunë, si dhe duke sekuestruar dy armë zjarri. Në kuadër të operacionit “Rada”, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan shtetasin Marvin Ferra, 21 vjeç, banues në fshatin Mafsheq të Krujës. Sipas Policisë, 21-vjeçari dyshohet se më 19 qershor 2026, rreth orës 02:30, i maskuar dhe i armatosur me armë automatike, ka hyrë në oborrin e banesës së një shtetaseje në fshatin Radë me qëllim vjedhjen. Gjatë operacionit për kapjen e tij...
Burimi:
javanews.al