Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

Gjatë një operacioni në Tiranë kundër lojërave të paligjshëm të fatit janë zbuluar 4 raste, ndërsa kanë çuar në pranga disa persona. Në rastet e zbuluara, autorët kishin përshtatur lokalet dhe ambientet e tjera për zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë operacionit të koduar “Fati i Lojërave”, u vunë në pranga 5 shtetas dhe u shpallen në kërkim 2 të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi Xh. K., 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati. Gjithashtu u arrestuan shtetasit K. Ç., 47 vjeç dhe R. M., 42 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 47-vjeçarit, ku ishte i punësuar shtetasi R. M., u gjetën 4 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati. Në pranga ranë...