Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji
Pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmori i Atdheut”, të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, ka reaguar avokati i të pandehurit, autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambit. Sipas deklaratës të siguruar nga gazetarja e Klan News Glidona Daci, avokati i Shkambit shprehet se ndan dhimbje për humbjen e jetës së gjyqtarit dhe shpreh respekt për figurën e tij. Mirëpo, ai deklaron se statusi “Dëshmor i Atdheut” duhet të jepet vetëm në përputhje me kriteret që përcaktohen në ligj. Avokati argumenton se vlerësimi i figurës së gjyqtarit e respekti për detyrën që ka ushtruar janë gjëra të ndryshme nga përmbushja e kritereve ligjore për të marrë këtë status. Avokati thekson se procesi penal ndaj klientit...
Burimi:
javanews.al