Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të enjtes së kaluar para parlamentit. Mësohet se një nga qytetarët, i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një autoambulancë ka hyrë me urgjencë në oborrin e gjykatës. I arrestuari i identifikuar si Niko Qarkaj pritet të transportohet me autoambulancë në spital për kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Burimi:
opinion.al