Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij
Pas përfundimit të seacnës gjyqësore të zhvilluar në GJKKO ndaj ish Presidentit Ilir Meta, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani hodhi një sërë akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se organi i akuzës ka konsumuar shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare në lidhje me inkorporimin e provave në dosjen penale. Në një deklaratë për mediat, Cakrani theksoi se hetimi pasuror po injoron qëllimisht një pjesë të rëndësishme të karrierës politike të Metës. Sipas tij, referimi i të dhënave vetëm nga periudha 2004-2022 pranë ILDKPKI-së, zhduk në mënyrë të pajustifikueshme funksionet e larta shtetërore që politikani ka mbajtur prej vitit 1992. Cakrani pretendoi gjithashtu se nuk mund të fshihet fakti që Meta ka qenë kryeministër dhe ministër në disa dikastere, duke kërkuar që analiza financiare të...
Burimi:
syri.net