Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit
Gjykata e Lartë rrëzoi një tjetër rekurs të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit. Veliaj kishte ankimuar vendimin për pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit pas shtyrjeve të seancave gjyqësore në themel të çështjes. Kujtojmë se shpesh pas shtyrjeve të seancave GJKKO ka vendosur pezullimin e afateve përfshirë edhe këtë të martë kur seanca u la për në shtator pasi veliaj dhe avokati i tij munguan bë gjyq.
Burimi:
syri.net