Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për ‘masakrën e Lushnjës’

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për ‘masakrën e Lushnjës’

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Laert Haxhiu, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm. Haxhiu kishte kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm, por Gjykata e Lartë nuk e pranoi kërkesën e tij, duke konfirmuar kështu dënimin maksimal për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Lushnjë. Ngjarja e vitit 2017, e njohur si “masakra e Lushnjës”, la të vrarë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, ndërsa të plagosur mbetën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën çështje, me burgim të përjetshëm janë dënuar më herët edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.