“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, priti në një takim zyrtar delegacionin e Guardia di Finanza-s italiane, të kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, në kuadër të bashkëpunimit për monitorimin ajror të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë takimit, Hita vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve ka tejkaluar prej kohësh kuadrin formal të marrëdhënieve institucionale dhe është shndërruar në një model të konsoliduar besimi, mirëkuptimi dhe miqësie. Sipas tij, ky bashkëpunim ka dhënë rezultate konkrete dhe shumë pozitive në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, falë operacioneve të përbashkëta dhe monitorimit të vazhdueshëm të territorit. Nga ana e tij, Komandanti i Operacioneve Ajrore...
Burimi:
javanews.al