GJKKO shtyn seancën ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, rrëzohet kërkesa për pezullim të gjykimit

GJKKO shtyn seancën ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, rrëzohet kërkesa për pezullim të gjykimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë për datën 21 korrik, ora 10:00. Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes së Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor, me argumentin se ajo ndodhet në periudhë leje pas lindjes dhe se gjendja e saj pas lindjes me operacion cezarian e vështirëson komunikimin me avokatët. Trupi gjykues rrëzoi kërkesën për pezullim të gjykimit, duke vlerësuar se dokumentacioni i paraqitur ishte një raport për leje lindjeje dhe jo raport për paaftësi për punë. Pavarësisht rrëzimit të kërkesës për pezullim, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 21 korrik, në orën 10:00. Më herët, mbrojtja e Ajola Xoxës...