GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit
GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike. Gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka u shpreh se nuk provohet se kryebashkiakja Bufi e ka kryer veprën penale. Majlinda Bufi u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë.
Burimi:
javanews.al