GJKKO ndan gjykimin e dosjes së Ilir Metës – Veçohen Xhixho, Çoku e Fatime Kryemadhi

GJKKO ndan gjykimin e dosjes së Ilir Metës – Veçohen Xhixho, Çoku e Fatime Kryemadhi

Gjykata e Posaçme ndau gjykimin e dosjes me 5 të pandehur mes të cilëve Ilir Meta. Togat e zeza pranuan gjykimin e shkurtuar për Ema Çokun, Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin. Ndërsa ish-presidenti dhe Monika Kryemadhi do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Avokati Kujtim Cakrani tha se në themel pritet të dëshmojnë 120 dëshmitarë e të paraqitën prova kundër akuzës së SPAK. Ndërsa Monika Kryemadhi tha se Ilir Meta kurrë nuk është marrë me shpenzimet familjare dhe se Meta nuk ka patur asnjë marrëdhënie financiare me kushëririn e saj Ardian Shatku. Syri TV Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ema Çokut, Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit që të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Vendimi i togave të zeza erdhi pas disa orësh debate në...