GJKKO, le në burg Habilajn e Vlorës. I dënuar me 15 vite burgim për trafik droge
Nga Elton Qyno – Syri.net/ Është lënë në burg, Moisi Habilaj, njeriu i dënuar me 15 vite burgim, për “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Konfirmimi i kësaj mase vjen, pasi pak ditë më parë policia e Vlorës finalizoi operacionin në zonën e fshatit Borsh, ku Moisi Habilaj, u arrestua në ambientet e një kafeneje. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, Habilaj, nuk ka deklaruar asgjë para gjyqtares së gatshme, Elsa Ulliri, duke dhënë vetëm gjeneralitetet. Masa e “Arrestit në burg” është dhënë sot nga GJKKO-ja, por fillimisht ajo është vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda në muajin dhjetor 2018. Habilaj, në kërkim prej vitesh, është dënuar edhe në shtetin italian me mbi 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale...
Burimi:
syri.net